Politike

Sulmet e Veliajt ndaj SPAK dhe GJKKO, Komisioni Evropian: Përpjekje për të ushtruar presion ndaj institucioneve të drejtësisë

Në raportin e fundit “Non-paper” të siguruar nga Dosja.al, thuhet se presionet e maxhorancës ndaj sistemit të drejtësisë kanë ngritur shqetësime serioze mbi pavarësinë e tij.

16 Qershor 2025, 22:14 Nga I.A
Sulmet e Veliajt ndaj SPAK dhe GJKKO, Komisioni Evropian: Përpjekje
Erion Veliaj

TIRANË- Komisioni Evropian ka ngritur shqetësime të shumta në lidhje me presionet ndaj drejtësisë në vendin tonë, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në raportin e fundit “Non-paper” të siguruar nga Dosja.al, thuhet se presionet e maxhorancës ndaj sistemit të drejtësisë kanë ngritur shqetësime serioze mbi pavarësinë e tij.

“Hetimi dhe arrestimi i një zyrtari të zgjedhur, i konfirmuar në shkurt 2025 nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), shkaktoi reagime të paprecedenta publike nga ekzekutivi dhe legjislativi, përfshirë përpjekje për të ushtruar presion ndaj SPAK dhe institucioneve të drejtësisë – gjë që ngre shqetësime serioze. SPAK publikoi dy letra ankese drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për dështimin për të përforcuar sigurinë dhe për të siguruar sigurinë e personelit të SPAK gjatë një proteste
jashtë ambienteve të SPAK. Gjatë periudhës së raportimit, gjashtë magjistratë janë vënë nën mbrojtje, përfshirë dy gjyqtarë dhe katër prokurorë," thuhet në raport.

erion veliaj komision evropian

Sondazh

Poll