Politike

Veliaj vijon 'kunjat' ndaj mediave në TikTok: I shtrembëroni për klikime

Në një postim të publikuar në TikTok, Veliaj është shprehur se postimet e tij në rrjetet sociale duhet të merren seriozisht vetëm prej mediave, për shkak të klikimeve.

16 Qershor 2025, 19:04 Nga I.A
Veliaj vijon 'kunjat' ndaj mediave në TikTok: I shtrembëroni
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar një video tjetër ditën e sotme, ku ka hedhur kunja ndaj mediave dhe kundërshtarëve të tij. Në një postim të publikuar në TikTok, Veliaj është shprehur se postimet e tij në rrjetet sociale duhet të merren seriozisht vetëm prej mediave, për shkak të klikimeve. Veliaj me tej, është treguar falenderues ndaj punëtorëve të Bashkisë Tiranë, duke i cilësuar si 'bandën' e vetme ku ka besim. Por një mesazh e ka edhe për mediat, duke u

"Mos e merrni jetën ose postimet e mia shumë seriozisht, përveç nëse jeni media. Atëherë vazhdoni, shtrembërojini për klikime, ushqejeni me mërzitje dhe analizojeni tepër. E kuptova. Thashethemet janë më të lehta se origjinaliteti,"shkruan Veliaj në video.

 

"E vetmja “bandë” që kam besim janë punëtorët e Bashkisë së Tiranës, kështu që do të jem përjetë mirënjohës dhe i përulur," vijon Veliaj në postim.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj

Sondazh

Poll