Aktualitet

Ra në një shpellë 20 metra të thellë, humb jetën i moshuari në Lezhë, forcat zjarrfikëse tentojnë të nxjerrin trupin (EMRI)

Sipas informacioneve paraprake, familjarët kishin njoftuar policinë pas largimit të tij nga banesa.

16 Qershor 2025, 14:50 Nga N.F
Ra në një shpellë 20 metra të thellë, humb jetën i
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Balldre në Lezhë. Raportohet se një i moshuar ka humbur jetën pasi ka rënë në një shpellë natyrore rreth 20 metra të thellë. Viktima është identifikuar si Preng Mandreaj.

Sipas informacioneve paraprake, familjarët kishin njoftuar policinë pas largimit të tij nga banesa. Pas kërkimeve, ai është gjetur pa shenja jete brenda një shpelle përballë shtëpisë së tij. Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e trupit.

bie ne shpelle i moshuari ne lezhe

Sondazh

Poll