16 Qershor 2025, 10:39
Nga N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka komentuar bojkotimin e votimit nga deputetët që marrin pjesë në vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit. Kurti e ka quajtur sjellje politike të papërgjegjshme dhe njëkohësisht shkelje të Kushtetutës bojkotimin e votimit.
Ai theksoi se sipas pikës 128 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 gusht 2014 çdo deputet është i detyruar të votojë, pro, kundër ose të abstenojë procesin e konstituimit të Kuvendit. Kurti tha se konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm përgjegjësi e partisë fituese të zgjedhjeve, por e të gjithë deputetëve.
Ai shtoi se pasi të formohet Kuvendi, përgjegjësia e tij do të jetë formimi i qeverisë së re. Deri atëherë, vendi do të qeveriset nga qeveria në detyrë. Kurti u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në votim, duke e konsideruar këtë si një obligim kushtetues dhe rrugëdalje nga ngërçi politik.
“Ju bëj thirrje edhe një herë deputetëve që, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me të drejtën e obligimet e tyre, të marrin pjesë në votim. Meqë e provuam votimin e hapur, le ta provojmë edhe votimin e fshehtë, sepse kështu e parasheh edhe aktgjykimi i datës 26 gusht 2014”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se rruga për të dalë nga kriza politike është e qartë, por se kërkon vullnet për të ecur përpara.
kurti konstituim i kuvendit te kosoves
Politike
16 Qershor 2025, 10:23
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur së fundmi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë...
Politike
16 Qershor 2025, 10:10
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim ...
Politike
16 Qershor 2025, 08:04
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Tiranë do të mbahet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore ...
Politike
16 Qershor 2025, 07:58
N.F
Foto
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës. Raportohet se seanca do të nisë...
Politike
15 Qershor 2025, 20:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim. Deklarimi zyrtar eRdhi zyrtarisht nga P...
Politike
15 Qershor 2025, 20:18
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon me postimet në platformën në TikTok ku nuk mungojnë "mesazhet...
Politike
15 Qershor 2025, 16:08
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar se Irani dhe Izraeli duhet të b...
Politike
15 Qershor 2025, 12:03
foto nga dasma
SHBA- Establishmenti demokrat u mblodh këtë fundjavë në Hamptons për një dasmë që ngjante me një...
Politike
15 Qershor 2025, 11:41
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një...
Politike
15 Qershor 2025, 11:39
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit t&eum...