Politike

Dosja “Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në SPAK, shkak gjendja shëndetësore

Arsyeja e mos paraqitjes së tij në SPAK mësohet se ka të bëjë me gjendjen e tij shqndëtësore. Berisha mësohet se është i sëmurë me virozë.

16 Qershor 2025, 10:10 Nga N.F
Dosja “Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në SPAK, shkak gjendja
Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga gjykata, “detyrim paraqitje”. Berisha raportohet se nuk është paraqitur në SPAK. 

Arsyeja e mos paraqitjes së tij në SPAK mësohet se ka të bëjë me gjendjen e tij shqndëtësore. Berisha mësohet se është i sëmurë me virozë. Ai duhet të paraqitej në orën 10:00. 

Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” 

 

berisha

Sondazh

Poll