Politike

Një ministër i qeverisë Rama zyrtarisht nën hetim/ Cilët u thirrën në Prokurorinë e Posaçme vitet e fundit dhe për çfarë (LISTA)

Deklarimi zyrtar edhi zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, në regjistrin e Transparencës, ku për muajin Prill, SPAK thotë se "një ministër është nën hetim".

15 Qershor 2025, 20:26 Nga M.B
Një ministër i qeverisë Rama zyrtarisht nën hetim/
Foto ilustruese

TIRANA- Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim. Deklarimi zyrtar eRdhi zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, në regjistrin e Transparencës, ku për muajin Prill, SPAK thotë se "një ministër është nën hetim". Kjo është hera e parë që SPAK njofton më herët sesa faza e caktimit të masës së sigurimit se një ministër është nën hetim. Në çdo rast tjetër, personat e thirrur nga SPAK kanë njoftuar se janë thirrur si persona në dijeni. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje të tjera për procedimin në fjalë, apo emrin e ministrit/es që po hetohet.

Një ministër i qeverisë Rama zyrtarisht nën hetim/

Në një situatë të tillë veç pritjes, llogaritë e akuzave publike, të faktuara ose jo, por edhe "thirrjet" në ambientet e SPAK të ministrave aktualë duket se mbeten kalkulimet e vetme. Mëposhtë po paraqesim një listë të kabinetit qeveritar me ministrat janë paraqitur në SPAK për të dhënë dëshmi, apo për t'u marrë në pyetje.

Përbërja e kabinetit qeveritar:

– Edi Rama, Kryeministër

– Belinda Balluku, Zëvendëskryeministre, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u paraqit në SPAK në muajin maj 2024. Balluku u thirrur nga prokurori Dritan Prençi dhe për të u aludua se ishte marrë në pyetje si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Në një prononcim shkurt për mediat, ajo tha se u thirr për dosjen e inceneratorit.

– Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u paraqit në SPAK më datë 22 korrik 2022 për detyrën si drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Sipas raportimeve Gonxhja ishte thirrur pas një kallëzimi të dorëzuar nga "Nisma Thurje" që e akuzonte se ai kishte kryer disa vepra penale nëpërmjet shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera. Pasi doli nga SPAK, ai mohoi se ndaj tij kishin nisur hetimet. 

– Adea Pirdeni, ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.

– Igli Hasani, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.

– Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK, por ndaj tij ka patur kallëzime lidhur me detyrën si drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit. 

– Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm 

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK, por ndaj tij ka patur kallëzime.

– Petrit Malaj, ministër i Financave

Ministri i Financave, Petrit Malaja nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.

– Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.

– Ogerta Manastirliu, ministër i Arsimit dhe Sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u paraqit në SPAK më 19 Shkurt 2024 për të dhënë përgjigje për postin e saj të mëparshëm, atë të ministres së Shëndetësisë. Manastirliu u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen e Sterilizimit në kohën kur ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". 

– Albana Koçiu, ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK, por mbi të mund të rëndojë mbase diçka lidhur me mungesën e ilaçeve në spitalin Onkologjik.

– Anila Denaj,  ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denal është paraqitur në SPAK në gusht të vitit 2023, si ministre e Financave, kur dhe u mor në pyetje në lidhje me koncesionin e "Sterilizimit".

– Delina Ibrahimaj, ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimajnuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.

– Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla është paraqitur në SPAK në vitin 2024 edhe si kallëzues i dosjes "Partizani". Balla është akuzuar publikisht nga Berisha, si një nga zyrtarët që ka pasur lidhje me rrjetin e enkriptuar "SkyECC".

– Majlinda Dhuka, ministër Shteti dhe Kryenegociator për Integrim Euro-Atlantik

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociator për Integrim Euro-Atlantik Majlinda Dhuka nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.

– Mirela Kumbaro, ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.

– Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendos Arbjan Mazniku u paraqit në SPAK më 22 korrik 2024 ku u mor në pyetje lidhur me hetimet që po kryheshin për dosjen "5D". Ish-nënkryetari i bashkisë së Tiranës, ka dhënë deklarime si person në dijeni duke ju përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Klodian Braho. Mazniku 3 muaj para zgjedhjeve iu kontrollua banesa, në fokus restoranti dhe tenderat.

– Bora Muzhaqi, ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi nuk është paraqitur ndonjëherë në SPAK.

spak qeveria

Sondazh

Poll