Aktualitet

Asgjësohen 1408 bimë kanabisi në Shkodër, në pranga një 34-vjeçar (EMRI)

Sipas informacioneve shërbimet e policisë kanë asgjësuar 1408 bimë kanabisi në kuadër të këtij operacioni.

16 Qershor 2025, 11:11 Nga M.B
Asgjësohen 1408 bimë kanabisi në Shkodër, në pranga
Droga

SHKODRA- Një 34-vjeçar i identifikuar si Denis Gjini është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit policor “Koordinata” për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Sipas informacioneve shërbimet e policisë kanë asgjësuar 1408 bimë kanabisi në kuadër të këtij operacioni. Ndërkohë Gjini u arrestua si i dyshuar për kultivimin e 130 bimëve. Policia thotë se vjon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Gjenden dhe asgjësohen 1408 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 34-vjeçar, i dyshuar si autor i kultivimit të 130 prej këtyre bimëve, në fshatin Gomsiqe.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë gjetën në fshatin Gomsiqe, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Denis Gjini, 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, i cili dyshohet se ka kultivuar këto bimë, të cilat u asgjësuan me me anë të djegies.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal, dhe asgjësuan 1278 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

denis gjini

Sondazh

Poll