Bota

25 Janar 2020, 16:03 Nga DOSJA

TURQI– Fotot e mëposhtme tregojnë se si një grua ka arritur të dalë vetë nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti në Turqi.

Me shami në kokë dhe e mbuluar nga pluhuri, gruaja arrin të lërë pas betonet e shembura dhe del në sipërfaqe duke surprizuar kështu edhe ekipet e kërkim shpëtimit.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 22 viktima dhe 1015 persona të plagosur.  Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u  regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga  2.4 deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota earthquake in turkey termet ne turqi earthquake in turkey termet ne turqi

Sondazh

Poll