Politike

Konflikti Izrael-Iran, Berisha: Diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar

Berisha tha se PD beson se fundi i regjimit obskurantist të Ajetullahëve, shënon çlirimin e kombit të Iranit dhe një fitore të vërtetë për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme.

15 Qershor 2025, 10:34 Nga r.ll
Konflikti Izrael-Iran, Berisha: Diktatura teokratike e Ajetullahëve të
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet ë tij sociale lidhur me konfliktin mes Iranit dhe Izraelit dhe shkëmbimit të sulmeve mes tyre. 

Berisha shprehet se diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit po shkon drejt fundit. Sipas tij kjo u arrit nga goditjet e ushtrisë izraelite, të mbështetura nga SHBA, ndaj sistemeve mbrojtëse dhe impianteve bërthamore dhe objekteve të tjera strategjike në Iran. 

Më tej shton se PD beson se fundi i regjimit obskurantist të Ajetullahëve, shënon çlirimin e kombit të Iranit dhe një fitore të vërtetë për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme.

POSTIMI I PLOTË:

Diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar!

Të dashur miq, goditjet në zemër të regjimit nga forcat ajrore izraelite të mbështetura nga SHBA, asgjësimi i elitës terroriste të Gardës dhe të ushtrisë së Ajetullahëve, sistemeve mbrojtëse dhe impianteve bërthamore dhe objekteve të tjera strategjike, po çojnë drejt fundit të merituar regjimin diktatorial, obskurantist, luftënxitës e destabilizues të Teheranit.

Partia Demokratike beson se fundi sa më i shpejtë i regjimit obskurantist të Ajetullahëve, armik i egër i kombit iranian dhe lirive të tij, shënon çlirimin e këtij kombi të madh dhe një fitore të vërtetë për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme.

sali berisha konflikti izrael-iran

Sondazh

Poll