Politike

"Tani është radha e shqiptarëve t’i dalin zot lirisë së tyre dhe votës së lirë", Berisha thirrje qytetarëve: Ndiqni rrjetet sociale për faktet e farsës elektorale

Ai shtoi më tej se Rama përdori SPAK për burgosjen e liderëve të partive kryesore opozitare.

14 Qershor 2025, 13:37 Nga r.ll
"Tani është radha e shqiptarëve t’i dalin zot
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama edhe në ditën e zgjedhje organizoi një farsë të turpshme kriminale. Berisha tha se ato që publikoi tregojnë se është radha e shqiptarvë t’i dalin zot me çdo kusht dhe çdo mjet lirisë së tyre dhe votës së lirë. Ai shtoi më tej se Rama përdori SPAK për burgosjen e liderëve të partive kryesore opozitare. 

"Pra, siç e shihni, kreu i organizatës kriminale Edi Rama, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, nuk u mjaftua me të gjitha aktet antikushtetuese që ndërmori para ditës së votimit, por edhe ditën e votimit ai organizoi një farsë të turpshme, fiktive, kriminale. Të gjitha këto dëshmojnë se është radha e shqiptarëve t’i dalin zot me çdo kusht dhe çdo mjet lirisë së tyre dhe votës së lirë. Edi Rama përdori çdo gjë për dhunimin e kësaj vote.

Ai përdori prokurorinë e tij politike për burgosjen, persekutimin e liderëve të tre partive kryesore opozitare, vetëm e vetëm se e di se është i pashpresë dhe ligji do bjerë pa mëshirë mbi të, familjarët e tij dhe bandën e tij. E di këtë ai! Këtu ne do vazhdojmë në respekt të shqiptarëve idealistë, të shqiptarëve patriotë, të shqiptarëve të ndershëm që besojnë se e ardhmja duhet të përcaktohet nga qytetarët e lirë me vullnetin e tyre dhe se pa zgjedhje të lira, pa votën e lirë, të ardhme në Shqipëri nuk ka dhe nuk mund të ketë.", tha Berisha. 

Kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve gjatë që faktet e asaj që ai e quan "farsa elektorale" t'i ndjekin përmes rrjeteve sociale. 

"Duke u uruar një fundjavë të mbarë, të dashur qytetarë dhe qytetare, dua t’u informoj se Edi Rama, ka urdhëruar mediat që kontrollon, që i ka blerë, që i ka shndërruar në veglat e tij, të censurojnë në maksimum të vërtetat, faktet, dokumentet që paraqiten çdo ditë në këtë sallë. Ndaj dhe u bëj thirrje të ndiqni rrjetet sociale, në të cilat dora e zezë e censurës së tij nuk mund t’u pengojë për të mësuar këto të vërteta.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll