Politike

Berisha publikon videon: Komisioneri me dorën e tij të zezë nxjerr fletën nga kutia dhe kontrollon votën

Berisha tha se kjo bëhet për të zbatuar porositë e kryeministrit Edi Rama. 

14 Qershor 2025, 13:01 Nga r.ll
Berisha publikon videon: Komisioneri me dorën e tij të zezë
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat ka publikuar pamje që sipas tij tregojnë atë që ai e quan "farsa elektorale". Në videon e mëposhtme, shihet se një nga komisionerët nxjerr nga kutia fletën e votimit dhe shikon për ka votuar qytetari. Berisha tha se kjo bëhet për të zbatuar porositë e kryeministrit Edi Rama. 

"Ky është komisioner dhe do të kontrollojë votën. Ky hap dhe fut dorën e tij të zezë në kuti, nxjerr votën që ka votuar qytetari e kontrollon sepse ky e din sepse po zbaton porosinë e Edi Ramës dhe ka mbrojtje Altin Troplinin. U zbulua se si ka votuar personi për të cilin ai është porositur, pra kontrolloi nëse ai i meritoi paratë apo jo.", tha Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll