Politike

Apartament dhe dy llogari bankare, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron ndaj 3 pasurive të Arben Ahmetajt

Vendimi për lënien në fuqi të sekuestros është marrë nga gjyqtari Dhimitër Lara. 

14 Qershor 2025, 13:51 Nga r.ll
Apartament dhe dy llogari bankare, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron
gjkko

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi sekuestron ndaj tre pasurive të ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj.

Këto pasuri përfshijnë një apartament me sipërfaqe 167 metra katrore dhe dy llogari bankare në emër të Ahmetajt. Vendimi për lënien në fuqi të sekuestros është marrë nga gjyqtari Dhimitër Lara. 

NJOFTIMI I APELIT TË GJKKO:

Ankues A.A., çështja nr.36 akti, datë 30.05.2025 regjistrimi, me objekt: caktim mase sigurimi pasuror, sekuestro preventive.  Ardhur për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. 

Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari z. Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të çështjes sot me datë 14.06.2025, vendosi:

Miratimin e vendimit/urdhrit n.296 akti, datë 17/07/2023 të Gjykatës së Posaçme të Shakllës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasurinë 

-Apartament n.*, sip.167m2, zk *, rruga ‘*’, ap.*, *, regjistruar në pronësi të z.A.A.;

-Shuma 8.620,68 euro në llogarinë me n.*, në * Bank, në emër të personit nën hetim z.A.A.;

-Shuma 115.692,84 euro në depozitën n.*, në ** Bank, me balancë 115.692,84 euro, në emër të personit nën hetim z.A.A.

Arben Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ai akuzohet për kryerjen e tre veprave penale: “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncesionare.

Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare. Në muajin korrik të vitit 2023, organi i akuzës lëshoi urdhër arresti ndaj tij dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024-s i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

arben ahmetaj apeli i gjkko

Sondazh

Poll