14 Qershor 2025, 13:47
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se qëlimi i tij kryesor është t'ju faktojë shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar vjedhjen e votës në 11 maj. Bërisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërmarrë një fushatë presioni mbi vëzhguesit ndërkombëtarë në Shqipëri dhe drejtuesit e tyre.
Berisha tha se PD po paraqet çdo ditë fakte dhe dokumente që u provojnë shqiptarëve se çfarë ndodhi me 11 Maj dhe në fushatën elektorale në Shqipëri.
"Qëllimi kryesor im këtu është t’u faktoj shqiptarëve të gjithë farsën e 11 Majit. T’i faktoj komunitetit ndërkombëtar të gjithë përmasat e kësaj farse. Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë të egër presioni në nivelet më të larta mbi vëzhguesit ndërkombëtarë në Shqipëri dhe drejtuesit e tyre. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me këto trupa dhe ne u dërgojmë atyre të gjitha. Edi Rama u ka shtruar një pyetje atyre: ku i keni faktet për ato që keni shkruar.
Faktet që ne kemi për 5 mijë qendra votimi janë një tërkuzë e gjatë mijëra e mijëra kilometra po të rreshtohen njëra pas tjetrës. Por ne kemi gjithashtu synim të kthjellojmë shqiptarët, të qartësojmë shqiptarët, të motivojmë shqiptarët se qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira duhet të jenë beteja jonë me të gjithë potencialet. Se tellallët, intelektualët e llumit, të lidhur me fije të panumërta me krimin e djeshëm dhe krimin e sotëm, me krimin politik të diktaturës e kam fjalën, dhe me krimin e bandave të sotme, që nga mëngjesi gjer në darkë, ku janë dhe ku nuk janë, përpiqen të përligjin farsën e Edi Ramës, përpiqen të mashtrojnë shqiptarët se fajin e ka opozita, përpiqen të mashtrojnë shqiptarët se Edi Rama vodhi, por i fitoi, duke treguar moralin e kalbur të tyre.
Pra, përballë kësaj propagande të kontrolluar plotësisht nga qeveria dhe të paguar nga qeveria, ne paraqesim çdo ditë fakte dhe dokumente që dëshmojnë, u provojnë shqiptarëve se çfarë ndodhi me 11 Maj dhe në fushatën elektorale në Shqipëri. Pra, ky është qëllimi ynë. Natyrisht e gjitha kjo është në funksion të motivimit të fuqishëm të shqiptarëve idealistë, të cilët besojnë se lufta për votën e lirë, është luftë për dinjitetin, është luftë për të ardhmen dhe janë të gatshëm për të gjitha sakrificat që t’i rikthejnë votën shqiptarëve.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
14 Qershor 2025, 13:37
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama edhe në ditën e zgjedhje organizoi një f...
Politike
14 Qershor 2025, 13:10
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në konferencën e sotme për mediat pamje që tregojnë aplikimin e ...
Politike
14 Qershor 2025, 13:01
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat ka publikuar pamje që sip...
Politike
14 Qershor 2025, 12:51
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë për mediat nga selia blu. ...
Politike
14 Qershor 2025, 12:07
r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka dalë sot në një deklarat&...
Politike
14 Qershor 2025, 09:35
r.ll
christopher hill
SERBI- Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, nuk pret që SHBA-ja të ndërhyjë në zgjidhjen e pr...
Politike
13 Qershor 2025, 22:11
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe deputeten...
Politike
13 Qershor 2025, 17:11
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka zhvilluar sot mbledhjen e 37-të në këtë vit, të...
Politike
13 Qershor 2025, 16:30
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e hënë në seancën e radhës. Raportohet ...
Politike
13 Qershor 2025, 15:49
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për mediat, nga qelia e pa...