Politike

"Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare," Rama: Të hënën zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore!

Ai më tej ka ndarë një video në lidhje me këtë takim teksa thekson se Shqipëria është angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.

14 Qershor 2025, 19:43 Nga N.F
"Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se të hënën do të zhvillohet në vendin tonë Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore. Rama shkruan se Shqipëria të hënën kthehet sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare.  Ai më tej ka ndarë një video në lidhje me këtë takim teksa thekson se Shqipëria është angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.

"Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore #SEECP. Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE," shkruan Rama.

Edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka bërë të ditur se MEPJ do të organizojë ditën e hënë SEECP-në. SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një forum i rëndësishëm politik që synon dialogun dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore, i cili përmbyll një vit të suksesshëm të Presidencës Shqiptare nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”. Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024- Qershor 2025, pas Kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi, dhe do t’i pasohet në vijim Sofjes.

rama seecp

Sondazh

Poll