Aktualitet

Presidentja në ikje e Urdhrit të Psikologut nuk njeh zgjedhjet, Këshilli Kombëtar vendos pavlefshmërinë e procesit

Në 5 qershor në zgjedhjet e Urdhrit të Psikologut për presidentin është zgjedhur psikologia Brunilda Laboviti, e cila është paraqitur në zyrë por nuk është lejuar të marrë detyrën.

14 Qershor 2025, 12:01 Nga DOSJA
Presidentja në ikje e Urdhrit të Psikologut nuk njeh zgjedhjet,
Valbona Treska

TIRANË- Presidentja në ikje e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska nuk njeh zgjedhjet edhe procedurialisht. Përmes një vendimi të marrë me 8 vota pro në Këshillin Kombëtar të institucionit është vendosur pavlefshmëria e procesit. Në vendim thuhet se pavlefshmëria e procesit ka ardhur për shkak se nuk është arritur shumica e thjeshtë për të zgjedhur presidentin e ri dhe këshillin e ri kombëtar.

Në 5 qershor në zgjedhjet e Urdhrit të Psikologut për presidentin është zgjedhur psikologia Brunilda Laboviti, e cila është paraqitur në zyrë por nuk është lejuar të marrë detyrën. Laboviti u zgjodh në krye të Urdhrit të Psikologut me 238 vota.

Treska pretendon se duhet pritur afati i ankimimit, por Laboviti kundërshton se kjo nuk është funksionale për shkak se është shkrirë këshilli. Kjo situatë ka sjellë tensione të larta mes tyre, ku është nevojitur edhe ndërhyrja e policisë.

 

 

valbona treska

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll