Aktualitet

U la sot në burg, GJKKO urdhër Drejtorisë së Burgjeve: Merrni masa për sigurinë e Dashnor Dumanit!

Ky vendim vjen pasi ai mund të jetë shënjestër e ndonjë hakmarrjeje pasi Dashnor Dumani është vëllai i Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë. Ai ka dhënë dëshmitë të forta në lidhje me krimet më të mëdha në vend dhe planet se si janë kryer disa vrasje.

14 Qershor 2025, 19:56 Nga N.F
U la sot në burg, GJKKO urdhër Drejtorisë së Burgjeve:
Dashnor Dumani

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin sot për të lënë në burg, Dashnor Dumanin, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumanit. Më tej bëhet me dije se GJKKO ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe zyrtarët përgjegjës të institucioneve të vuajtjes së dënimit që të marrin masa të menjëhershme për sigurinë e jetës dhe shëndetit të të Dashnor Dumanit.

Ky vendim vjen pasi ai mund të jetë shënjestër e ndonjë hakmarrjeje pasi Dashnor Dumani është vëllai i Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë. Ai ka dhënë dëshmitë të forta në lidhje me krimet më të mëdha në vend dhe planet se si janë kryer disa vrasje.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe zyrtarët përkatës të IEVP, të marrin masa për sigurinë e jetës dhe të shëndetit të personit nën hetim, Dashnor A. Dumani, patur parasysh situatën e tij familjare në të cilën gjendet,” thuhet në njoftim.

Dashnor Dumani akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, vjedhje me armë dhe mbajtje pa leje të armëve. Ai dyshohet si ekzekutori i vrasjes së trefishtë në fshatin Bradashesh, në vitin 2018, ndërsa në vitin 2019 ka marrë pjesë në djegien e një automjeti të përdorur gjatë një grabitjeje me armë në Rinas. Gjithashtu ai është i dënuar nga Gjykata e Durrësit në vitin 2016 me 4 vjet e 4 muaj burgim për armëmbajtje pa leje, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj.

gjkko dashnor dumani

Sondazh

Poll