14 Qershor 2025, 15:44
Nga N.F
Foto
KOSOVË- Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se autoritetet kosovare i kanë ndaluar të shtunën tre pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) dhe një oficer të pensionuar në pikat kufitare, një javë pasi Serbia e arrestoi një ish-polic të Kosovës.
Ajo tha se autoritetet kosovare nuk kanë pasur “asnjë arsye ligjore” për arrestimin e tyre dhe se kjo “është hakmarrje e nxitur politikisht kundër popullit serb”. Në të njëjtën ditë, ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se e ka privuar nga shtetësia një shtetas të Kosovës nga komuniteti serb, për “cenim të sigurisë kombëtare” të vendit.
Sveçla nuk tregoi nëse Nikolla Vujoviq – pjesëtarë i policisë serbe – është arrestuar dhe nuk dha hollësi të tjera rreth tij. Në njoftimin e Zyrës për Kosovën përmenden vetëm inicialet e të ndaluarve nga MUP-i serb: N.V., (26 vjeç), M.M., (28), dhe A.M., (36), si dhe M.S., (53), i cili është polic në pension.
Autoritetet kosovare nuk kanë komentuar deri tani rreth këtyre ndalimeve të raportuara. Për të ndaluarin me inicialet N.V., Zyra serbe tha se autoritetet e Kosovës kanë marrë vendim për “dëbim të kundërligjshëm”.
“Të gjithë ata, së bashku me familjet, jetojnë prej vitesh në mënyrë paqësore në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe detyrat i kryejnë në drejtoritë policore në territorin e Serbisë qendrore. Aktualisht ndodhen në paraburgim”, thuhet në deklaratën e Zyrës serbe.
Ajo shtoi se për “privimin e kundërligjshëm nga liria” do t’i njoftojë përmes kanaleve diplomatike të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, si dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Ndërkohë, ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, u arrestua nga autoritetet serbe më 7 qershor në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, derisa po kthehej nga Austria në Kosovë me autobus së bashku me familjen e tij.
Spahiu dyshohet nga autoritetet serbe për "vrasje të rëndë në Banjskë" - ku një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku - tha avokati i angazhuar nga familja e Spahiut, Arianit Koci, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të premten.
Ai shtoi se si dëshmitarë në rastin e Spahiut, i akuzuar konkretisht për vrasjen e tre sulmuesve serbë që u përleshën me Policinë e Kosovës në fshatin që ndodhet në pjesën veriore të Kosovës, përmenden disa zyrtarë policorë kosovarë.
Koci tha se mbrojtja tashmë ka dorëzuar ankesën ndaj vendimit për paraburgimin njëmujor. Spahiu aktualisht po mbahet në qendrën e paraburgimit në Suboticë. Autoritetet kosovare e kanë dënuar arrestimin e Spahiut, ndërsa kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka e ka quajtur “sjellja jonormale të Serbisë” arrestimin e qytetarëve të Kosovës./ REL
kosove serbi
Aktualitet
14 Qershor 2025, 15:28
N.F
Ekstradimi
TIRANË- 42-vjeçari, Loran Dusha është ekstraduar ditën e sotme nga Zimbabve. Dusha është administratori i i...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 15:16
N.F
Levian Goga
ATHINË- Shqiptari Levian Goga prej ditësh është në qenër të vëmendjes pasi pa u menduar dy her&eum...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 14:38
r.ol
pamje nga vendngjarja
KAVAJË- Një zjarr masiv ka përfshirë sot një pikë grumbullimi hekurash në qytetin e Kavaj&eum...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 14:17
r.ll
xhelal svecla
KOSOVË- Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të shtunën se e ka privuar...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 13:57
r.ll
TIRANË- Astrit Sinanaj, 49-vjeç është vënë në pranga nga policia, në zbatimin të urdhrit të Prokuroris&eum...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 13:28
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një turiste është gjetur e pajetë sot në apartamentin që kishte marrë më qera në z...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 12:34
r.ll
foto e jahtit dhe emigranteve
BRITANI- Një jaht luksoz i quajtur Tacoma u nis nga një marinë elegante franceze në prill, supozohej p&eu...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 12:13
r.ll
TIRANË- Ish-presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 11:54
r.ll
etleva me djalin e saj
TIRANË- Etleva Ruçi, nënë e dy djemve dhe mësuese në gjimnazin “Petro Nini”, ka dalë...
Aktualitet
14 Qershor 2025, 11:34
r.ll
vojo bregu
TIRANË- Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë deri në vitin 2017, Vojo Bregu ka ndar&eu...