Aktualitet

Ministrja Denaj takim me fermerët në Konispol, prifti më shumë interes se bujqit për sistemin e ujitjes

Mesa duket prifti, Pandeli Mitro ka shkuar në këtë takim pasi ka më shumë interes se fermerët për këtë projekt.

14 Qershor 2025, 19:24 Nga N.F
Ministrja Denaj takim me fermerët në Konispol, prifti më
Takimi

KONISPOL- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në një postim të publikuar së fundmi në "Facebook" ka ndarë pamje nga një takim që ka zhvilluar me fermerë në Konispol. Në këtë takim u diskutua në lidhje me për projektin e sistemit të ujitjes me presion, që do të realizohet në këtë zonë. 

Nga fotot e publikuara pikasen pak persona që kamë marrë pjesë në takim. Por mes tyre ka dhe përfaqësues të feve në vend. Siç mund ta shihni në këtë takim në vijën e parë është ulur edhe një prift. Mesa duket prifti, Pandeli Mitro ka shkuar në këtë takim pasi ka më shumë interes se fermerët për këtë projekt.

"Bashkë me kryetarin Ergest Dule, zv.Ministrin Dhimiter Kote, Ardit Bido, përfaqësues të Bankës Botërore dhe fermerë të zonës për projektin e sistemit të ujitjes me presion, që do të realizohet me financim të Qeverisë Shqiptare.

Ky projekt do të sigurojë ujitjen e 2,215 hektarëve tokë bujqësore, kryesisht me kultura agrumore, përmes një sistemi modern e efikas që ul ndjeshëm koston e ujitjes dhe eliminon humbjet e ujit.
Krahas ndërtimit të sistemit nën presion, projekti parashikon ndërhyrje edhe në sistemin kryesor dhe sekondar të ujitjes. Qasja e MBZHR është që ndërhyrjet në zonën Konispol–Xarrë të jenë të integruara, duke përfshirë edhe digjitalizimin e menaxhimit të ujitjes, si pjesë e vizionit për një bujqësi të qëndrueshme dhe moderne," shkruhet në postim e Denajt.

ministrja denaj

Sondazh

Poll