Aktualitet

Heqja e shtetësisë për Nikolla Vujoviç, policia: Kemi nisur procedurat për largimin e tij me forcë nga Kosova!

Ky vendim sipas Sveçlës ka ardhur pasi Vujoviç përbën rrezik të sigurisë kombëtare të Kosovës si pjesëtar i forcave policore të Serbisë.

14 Qershor 2025, 16:44 Nga N.F
Heqja e shtetësisë për Nikolla Vujoviç,  policia: Kemi
Foto ilustruese

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot ka marrë vendim për heqjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës për Nikola Vujoviç. Ky vendim sipas Sveçlës ka ardhur pasi Vujoviç përbën rrezik të sigurisë kombëtare të Kosovës si pjesëtar i forcave policore të Serbisë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media thotë se është institucion i zbatimit të ligjeve dhe vendimeve që nxirren nga institucionet prandaj edhe ka nisur procedurat për largimin e Nikola Vujoviç nga Kosova.

“Bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme mbi humbjen e shtetësisë me privim, ndaj personit N.V., ish shtetas i Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht edhe i Serbisë dhe pjesëtar i inteligjencës së policisë në Serbi, Policia e Kosovës, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit në fjalë ka filluar procedurat për largim me forcë nga vendi ynë.

Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit të fjalë është duke u zhvilluar procedura bazuar në ligjet që rregullojnë këtë çështje dhe lidhur me këtë ka lëshuar vendimin për largim me forcë të personit N.V., nga territori i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deri në përfundim të këtyre procedurave, në përmbushje të kushteve për ekzekutimin e vendimit, personit në fjalë i është vendosur masa e ndalimit në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj.

nikola vujoviç

Sondazh

Poll