Aktualitet

Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 8 shqiptarë në Itali, kishin kryer 68 vjedhje

Banda kishte një strukturë hierarkike, me disponueshmërinë e makinave të regjistruara në emër të personave të tjerë për të qenë në gjendje të lëviznin dhe bashkëpunëtorëve të aftë për të ruajtur mallrat e vjedhura.

14 Qershor 2025, 15:52 Nga N.F
Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 8 shqiptarë
Foto

ITALI- Autoritete italiane kanë arritur të shkatërrojnë një bandë shqiptare e cila kryente vjedhje të shumta në Torino. Policia ka vënë në pranga tetë shqiptarë të cilët janë pjesëtarë të bandës kriminale. Mësohet se ata akuzohet se nga janari i 2024 deri në mars të këtij viti kanë kryer vjedhje duke u kthyer në tmerrin e banorëve në kodrat e Torinos. Sipas raportimeve të Ansa shqiptarët gjatë kësaj peridhe kanë kryer 68 vjedhje.

Banda kishte një strukturë hierarkike, me disponueshmërinë e makinave të regjistruara në emër të personave të tjerë për të qenë në gjendje të lëviznin dhe bashkëpunëtorëve të aftë për të ruajtur mallrat e vjedhura. Gjatë njërës prej grabitjeve të fundit një pjesë e bandës u kap dhe u arrestua nga Karabinierët e kompanisë Chieri. Disa prej të arrestuarve tashmë janë në burg në Torino për krime të tjera.

arrestohen 8 shqiptare ne itali

Sondazh

Poll