Aktualitet

"Sterilizimi"/ Shtyhet seanca, shkak mungesa e disa të pandehurve dhe avokatëve

Bëhet me dije se nërsa Petrit Mersinit i mungon mbrojtja dhe po ashtu edhe Saimir Kadiut dhe Naile Abazit.

11 Qershor 2025, 13:41 Nga M.B
"Sterilizimi"/ Shtyhet seanca, shkak mungesa e disa të
Foto ilustruese

TIRANA- Është shtyrë seanca gjyqësore e çështjes së "Sterilizimit" dhe shkak për këtë është bërë mungesa e të akuzuarës Marsela Serjani, e cila e ka të pranishëm mbrojtjen.

Bëhet me dije se nërsa Petrit Mersinit i mungon mbrojtja dhe po ashtu edhe Saimir Kadiut dhe Naile Abazit. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e shtyu procesin për në 25 qershor. Në këtë seancë, pritej të jepej pretenca për të pandehurit Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri, Naile Ajazi.

Procesi në fjalë po zhvillohet i ndarë nga ai ndaj ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndryshe nga 8 të pa dehurit e tjerë që kërkuan gjykim të shkurtuar, ka kërkuar gjykim të zakonshëm.

Sterelizimi

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim.

Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

saterilizimi

Sondazh

Poll