Politike

Soreca përcjell presidentin e KE në Rinas: Vizita një sinjal i fortë për zgjerimin e BE

24 Janar 2020, 16:14 Nga DOSJA
Soreca përcjell presidentin e KE në Rinas: Vizita një sinjal i

TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas përfundimit të vizitës të Presidentit të Komisionit Evropian, Charles Michel. Në një reagim në mediat sociale, Soreca shkruan se ka përcjellë Mishel sot në Rinas dhe vizitën e shikon si një sinjal të fortë për zgjerimin e BE.

“Sapo përcolla Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tiranë. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për Bashkimin Evropian. Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishëm të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave”, shkruan Soreca.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel vizitoi sot Shqipërinë. Rama mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp, ku e falenderoi për angazhimin e tij në Konferencën e Donatorëve. Rama tha se është koha pë hedhur hapin kundër KÇK-së. Michel theksoi se për momentin nuk ka unanimitet në BE për integrimin, por sipas tij, shumë shpejt do të nisë debati dhe diskutimi për anëtarësimin e vendit në BE.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike charles michel luigi soreca presidenti i ke vjen ne tirane charles michel luigi soreca presidenti i ke vjen ne tirane

Sondazh

Poll