Aktualitet

“Zoti të mori pranë vetes”, humbi vëllain sot në aksident, dedikimi prekës i kreut të PD-së në Librazhd

24 Janar 2020, 20:50 Nga DOSJA
“Zoti të mori pranë vetes”, humbi vëllain sot në

TIRANË– Ardian Vreto, që mbante detyrën e shefit të Policisë Bashkiake në Përrenja humbi jetën sot në një aksident me makinë, ku iu plagosën dhe disa familjarë. Ardian Vreto është vëllai i kreut të PD në Prrenjas, Buraj Vreto, i cili ka bërë një dedikim prekës.

Në një reagim në Facebook, Vrato ka shkruar për vdekjen e vëllait, ku i shkruan fjalë të ndjera. “Ardian ku po shkon vëlla? Ne jemi të tre, pse Zot, pse? Zoti të mori pranë vetes”, shkruan Vreto.

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Qafë  Thanë, pranë fshatit Pishkash, ku një person ka humbur jetën. Mësohet se viktima është vëllai i kreut të Partisë Demokratike të Librazhdit, Bujar Vreto, Ardiani. Sipas policisë në aksident janë përfshirë një makinë tip “Benz” me një makinë tjetër tip “Ford” dhe si pasojë drejtuesi i makinës “Ford”, 45-vjeçari Ardian Vreto, ka ndërruar jetë në spitalin e Librazhdit, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne pishkash ardian vreto buraj vreto aksident ne pishkash ardian vreto buraj vreto

Sondazh

Poll