Aktualitet

Trafikonin kokainë në Greqi, Policia dhe DEA shkatërrojnë grupin e shqiptarëve

24 Janar 2020, 20:18 Nga DOSJA
Trafikonin kokainë në Greqi, Policia dhe DEA shkatërrojnë

GREQI- Policia e Athinës dhe e Selanikut pas hetimeve intensive ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi shqiptaro-grek që trafikonte droga të forta. Sipas informacioneve nga mediat vendase bëhet me dije  janë arrestuar katër shqiptarë dhe tre grekë.

Operacioni është policia helene në Selanik dhe Athinë gjatë një operacioni në bashkëpunim me DEA-n amerikane, ku janë bërë dhe prangosjet. Hetimi i çështjes zbuloi se organizata kishte një laborator të tregtimit të drogës dhe ishte i përfshirë në shpërndarjen e kokainës.

 Prokurori ngriti kallëzime penale kundër tyre për organizim kriminal dhe trafik droge, duke iu referuar ato te hetuesi special i Selanikut E.  Kontrollet në banesat e arrestuarve, rezultuan të sukseshme dhe u sekuestruan 23 kg dhe 744g heroinë, dy pako me 414 g kokainë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptaret ne greqi grupi i shqiptareve ne greqi kokaina ne greqi arrestohet shqiptaret ne greqi grupi i shqiptareve ne greqi kokaina ne greqi

Sondazh

Poll