Aktualitet

Ekzekutohet transaksioni, Gjoka Konstruksion përfiton dhe 630 mln Lekë të tjera për Rrugën e Arbrit

24 Janar 2020, 17:51 Nga DOSJA
Ekzekutohet transaksioni, Gjoka Konstruksion përfiton dhe 630 mln Lekë

TIRANË- Në datën 27 dhjetor 2019, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka urdhëruar një pagesë prej 630 milionë lekë në favor të Koncesionarit të Rrugës së Arbrit. Ky transaksion është vonuar nga Thesari i shtetit 20 ditë për tu bërë aktiv dhe i ekzekutueshëm vetëm në datën 17 Janar 2020.

Sipas informacioneve ky është situacioni i tretë për këtë koncesion i cili deri tani ka marrë nga buxheti i shtetit tre situacione me vlerë totale prej 3 407 483 647 Lekë. Me këtë total të përfituar nga Buxheti i Shtetit shoqëria koncesionare ‘Gjoka 87’, është subjekti me vlerën më të lartë të përfituar nga thesari i shtetit për pagesa të urdhëruara në vitin 2019.

Gjoka 87 u krijua në Prill 2018 nga shoqëria mëmë Gjoka Konstruksion e cila fitoi kontratën për Koncesionin Përmirësim, Ndërtim, Operim dhe Mirëmbajtje të Rrugës së Arbërit. Kompania fillimisht ka shpenzuar para investim privat, siguruar nga një kontratë kredie me bankën e nivelit të dytë BKT më vlerë 9.5 miliard lekë.

Pas përfundimit të disa situacioneve buxheti i shteti ka disbursuar pjesë të investimit.  Transaksionet e thesarit në Favor të Gjoka 87, i lexoni KËTU.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet buxheti i shtetit gjoka konstruksion rruga e arbrit buxheti i shtetit gjoka konstruksion rruga e arbrit

Sondazh

Poll