Aktualitet

Gara për kreun e FBI-së shqiptare, Ambasada e SHBA-së thirrje për të aplikuar në BKH: Iu nevojitet integriteti dhe…

24 Janar 2020, 17:20 Nga DOSJA
Gara për kreun e FBI-së shqiptare, Ambasada e SHBA-së thirrje

TIRANË- Ambasada Amerikanë në Shqipëri ka bërë thirrje për të kandiduar për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me anë të një statusi në Facebook, Ambasada shkruan se çdo person që plotëson kriteret, të bëhet pjesë e garës për të shkruar e historinë e drejtëisë së re në vend.

E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë: https://bkh.al/aplikim/,”-shkruhet në postimin e ambasadës. 

POSTIMI I PLOTË: 

Deri më tani kandidatët të cilët kanë aplikuar janë: Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj dhe Adriatik Ago. Ndërkohë ditën e sotme, kreu i SPAK Arben Kraja bën thirrje të aplikojnë edhe persona të tjerë deri në mbylljen e aplikimeve më 30 janar. Vetë Ambasada Amerikane njoftoi se ka dhënë një fond prej 4 milionë dollarësh, të cilat do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane gara për kreun e bkh ambasada amerikane gara për kreun e bkh

Sondazh

Poll