Aktualitet

“Po i vrasin me acid banjosh, i hedhin në autostradë dhe i shtypin”, protestë për mbrojtjen e kafshëve: Urdhërin e jep

24 Janar 2020, 18:39 Nga DOSJA
“Po i vrasin me acid banjosh, i hedhin në autostradë dhe i

Disa qytetarë kanë protestuar ditën e sotme para bashkisë së Tiranës kundër vrasjes së qenve të rrugës në kryeqytet.

Sipas tyre punonjës të bashkisë i marrin qentë dhe i vrasin në mënyra mizore, duke i futur në kamionçina dhe duke i hedhur në autostradë që ti shtypin makinat, ose duke i vrarë me acid banjosh.

Ato kërkojnë nga bashkia që qentë të mos vriten, ndërkohë që shtojnë se bashkia ka fondet për sterilizimin e tyre si dhe për mirëmbajtjen.

“Vriten në mënyra të ndryshme, me anestezi, me ascd banjosh me bateri makinash, me shiringa që ua fusin në trup, i marrin me kamioncina të mbuluara dhe i hedhin në autostrada. Këto bëhen nga urdhëri i Edi Ramës dhe i Erion Veliajt. I hedhin në autostradë dhe thonë po i shtypi makina. I marrin me arsyen se po i sterilizojnë. Për një qen që merr Erjoni nga bota janë 247 euro, dhe i fut në xhep. Është me fakte bëjnë sikur i sterilizojnë janë çojnë botës që të marrin lekët. Do ta padisim bashkinë.

Kërkojmë mos të ketë më vrasje për qentë e rrugës. Këto qen merren dhe vriten, kjo nuk është e drejtë. Kërkojmë që thjeshtë mos ti vrasin. Bashkia ka fonde, por i marrin dhe i vrasin.”- u shprehën protestuesit.

Marrë nga Fax Web

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protestë për mbrotjen e qenve protestë për mbrotjen e qenve

Sondazh

Poll