Aktualitet

Aksident në Pishkash/ Mjetet ‘plasen’ kokë më kokë, humb jetën vëllai i kryedemokratit të Librazhdit, tre të tjerë të plagosur (EMRAT)

  • Aksidenti/ Spitali i Përrenjasit s’kishte drita kur i dërguan të aksidentuarit
  • “Zoti të mori pranë vetes”, dedikimi prekës i kreut të PD-së në Librazhd për vëllain
  • Aksident në Pishkash, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë. Viktima 45-vjeçar, ish-punonjës policie, është vëllai i kreut të PD-së në Librazhd, Bujar Vreto, Ardnani.
    Featured image of article: Aksident në Pishkash/ Mjetet ‘plasen’ kokë më kokë, humb jetën vëllai i kryedemokratit të Librazhdit, tre të tjerë të plagosur (EMRAT) Kreu PD në Librazhd, Bujar Vretos, dhe viktima në aksident Ardiani Vreto

    PRRENJAS– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Qafë  Thanë, pranë fshatit Pishkash, ku një person ka humbur jetën. Mësohet se viktima është vëllai i kreut të Partisë Demokratike të Librazhdit, Bujar Vreto, Ardiani.

    Sipas policisë në aksident janë përfshirë një makinë tip “Benz” me një makinë tjetër tip “Ford” dhe si pasojë drejtuesi i makinës “Ford”, 45-vjeçari Ardian Vreto, ka ndërruar jetë në spitalin e Librazhdit, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Dosja.al ka mësuar se të plagosurit e tjerë janë një çift nga Durrësi, Adnan dhe Frida Sofa dhe një grua tjetër, e cila ende nuk është identifikuar. Gjithashtu mësohet se Vreti ka qenë një ish-punonjës policie në qytetin e Librazhdit.

    Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe grupi hetimor, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Informacion paraprak

    Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë,  në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë  drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment