Politike

Procesi i rinumërimit, Berisha: Bëhet vetëm për hir të transparencës dhe për asnjë motiv tjetër

Berisha tha se PD mbështet çdo kërkesë të çdo individi brenda saj apo në rastin konkret në zgjedhje, që kërkon të rishohë votat.

10 Qershor 2025, 13:35 Nga M.B
Procesi i rinumërimit, Berisha: Bëhet vetëm për hir të
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp ku tha se procesi i rinumërimit bëhet vetëm për hir të transparencës dhe për asnjë motiv tjetër. Berisha tha se PD mbështet çdo kërkesë të çdo individi brenda saj apo në rastin konkret në zgjedhje, që kërkon të rishohë votat. Ai shtoi se kërkon mirëkuptim nga çdo kandidat të mos harrojë se janë parti e transparencës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Absolutisht përveç transparencës, asnjë gjë tjetër. Jo! Unë, edhe njëherë e sqarova edhe dje, ky proces është nisëm e kandidatëve të veçantë, të cilëve ligji u ka hequr të drejtën e mundësisë për t’u konsideruar në kërkesën e tyre dhe PD, për hir të transparencës dhe jo për asnjë motiv tjetër, ka vendosur t’i mbështesë kërkesat e tyre.

Sepse PD mbështet çdo kërkesë të çdo individi brenda saj apo në rastin konkret në zgjedhje, që kërkon të rishohë votat. Unë mbaj një parim, nuk bëj atë që bën ai tjetri që nuk lejon kurrë të votohet në parti dhe nuk i lejon as të numërojë votat. Unë nuk e bëj këtë. Unë them transparenca dhe kërkoj mirëkuptim nga çdo kandidat të mos harrojë se jemi parti e transparencës. Nuk merrem fare me çfarë do paraqesin. Jo!

sali berisha

Sondazh

Poll