10 Qershor 2025, 13:10
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se përveç kryeministrit Edi Rama për atë që ai e quan "farsë elektoralë", ka edhe një tjetër autor. Sipas tij, ky autor është kreu i SPAK, Altin Dumani. Berisha shtoi më tej se, Dumani cilësohet si autor sepse në qoftë se "dosjet 189-384 do ishin dënuar nuk do guxonte kush të ndiqte këtë linjë".
Ai komentoi sërish operacionin ndërkombëtar "Ura" ku tha Dumani mbante në xhep fletëarrestin e kreut të Troplinjve dhe nuk e nxorri deri sa ai arriti të largohet jashtë vendit.
"Kjo qendër votimi ndodhet në Elbasan, në një fshat të Elbasanit, emrin e të cilit i kam në dokumente të tjerë që do ua nisim.
...Nuk mund të gjykoj sepse kërkon një hetim. Shqetësimi është shumë i drejtë, por kjo kërkon një hetim. Duhet hetuar. Rregulli është ai që thoni ju, por e vërteta është kjo që tregon filmi. Dhe këto janë në votim, kjo është tavolina e votimit, regjistrimi për votim është tjetër. ... Ku? Për turshi? Skapi është autor kryesor. Nuk ka asnjë përgjegjësi Skapi. Për Skapin ekziston mbulesa. Altin Dumani është bashkëautor në krimin elektoral me Edi Ramën. Altin Dumani është bashkëautor.
Me dhjetëra e dhjetëra raste, ai i mbuloi të gjitha.
Pra në qoftëse ka një të dytë në krimin elektoral, farsën elektorale është Altin Dumani. Pse? Sepse në qoftë se dosjet 189-384 do ishin dënuar nuk do guxonte kush të ndiqte këtë linjë. Jo. Do mendonin se qytetarët duhet të votojnë të lirë. Po mbrojtja që ai u bëri atyre, amnistia që u bëri u hapi rrugën. Po Poja. A nuk e denoncova me dhjetëra herë unë Pojën, kartelin e Troplinit për ndërhyrjet në zgjedhjet në Durrës, për Arkend Ballën dhe deputetë të tjerë.
Çfarë pësoi? Ai mbante në xhep fletë-arrestin e tij dhe e njoftoi të largohej pas zgjedhjeve. Kush e informoi atë. Keni marrë vesh të ketë një hetim se kush informoi ‘El Chiapon’ të largohej? Ai që kishte në xhep fletën. Kësaj here nuk kap dot as policë, tu thonë, se herë të tjera ka një e dy dhe ja veshin policisë, edhe kur i dekonspiron dhe kur nuk i dekonspiron policia, siç ndodhi me atë që kapën në Kosovë. Jo tha ai, e kam nga Skapi njoftimin dhe e kish nga Skapi. Këta jo po policia. Kësaj here nuk guxoi të thotë policia se i kishte në xhep vetë. Dhe kur u bë operacioni ai kishte 1 javë që kishte ikur, ja kishte mbathur se, ishte njoftuar.", tha Berisha.
sali berisha altin dumani
Politike
10 Qershor 2025, 13:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë sot publike disa pamje të cilat tregojnë ap...
Politike
10 Qershor 2025, 12:55
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike po zhvillon një konferencë për mediat nga selia blu. Berisha ka bërë...
Politike
10 Qershor 2025, 12:21
Vladimir Karaj
pamje nga samiti
TIRANË- “Kllounët shqiptarë Macron, Starmer, Merz dhe Zelensky i japin sinjale Trump”, shkruhet 16 maj në...
Politike
10 Qershor 2025, 11:56
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e SPAK për shtyrjen e hetimeve për ...
Politike
10 Qershor 2025, 11:53
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Arsimit ka reaguar pasi teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë qarkulloi në rrjete sociale pas 20 ...
Politike
10 Qershor 2025, 11:49
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa po iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve tha sot se shenjtëria e gruas n...
Politike
10 Qershor 2025, 11:24
r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i PD-së, Sali Berisha tha se gjyqtarja Irena Gjoka e cila sipas tij e ka CV-në plot me vepra të rënda ...
Politike
10 Qershor 2025, 11:11
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka gënjyer kur ka dekl...
Politike
10 Qershor 2025, 11:07
r.ll
berisha
TIRANË-Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se arratisja e Xhevdet Troplinit, ishte e planifikuar. Ai tha se për këtë ar...
Politike
10 Qershor 2025, 10:55
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ishte ...