Politike

"Treni Bullgar"/ Berisha: Nxjerrja e një flete të plotësuar dhe të vulosur jashtë qendrës nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye tjetër

Ai shtoi se komisioneri që ka kryer këtë akt ka kryer krim të shëmtuar.

10 Qershor 2025, 13:19 Nga M.B
"Treni Bullgar"/ Berisha: Nxjerrja e një flete të
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë sot publike disa pamje të cilat tregojnë aplikimin e fenomenit të quajtur "Treni Bullgar" në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha tha se nxjerrja e një flete të plotësuar dhe të vulosur jashtë qendrës nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye tjetër pëveç "Trenit Bullgar". Ai shtoi se komisioneri që ka kryer këtë akt ka kryer krim të shëmtuar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tani, besoj se kjo gjë, një fletë e plotësuar, një fletë e vulosur, nxirret nga qendra e votimit pa u futur në kuti, është dëshmi absolute e Trenit Bullgar. Që të faktosh tjetrën, duhet të kesh kamera jashtë lokalit të shohësh atë që e merr. Po çfarë kemi të faktuar ne? Qendrat ilegale të PS rreth qendrave të votimit ku njerëzit shkonin dhe bënin shkëmbimet. Por nxjerrja e një flete të plotësuar, të vulosur, nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye tjetër përveç Trenit Bullgar.

Asnjë arsye tjetër. Ka ligje për administrimin e asaj flete. Ka shkelur çdo ligj ai komisioner që ka kryer krim të shëmtuar. Pra, ai e di që është dokument ligjor fleta e votimit dhe ai nuk pyet, ai e merr, e fsheh, pastaj i vë dy vula, voton mbi të dhe gjen rastin ta nxjerrë nga dera, siç e shihni. Kjo është gjëja më evidente.

sali berisha

Sondazh

Poll