Sport

Në ambientet e “Air Albania” klubet kërcënojnë me bojkot! Vetëm 5 përfaqësues morën pjesë

24 Janar 2020, 14:21 Nga DOSJA
Në ambientet e “Air Albania” klubet kërcënojnë

TIRANË- Në ambjentet e stadiumit “Air Albania” u zhvillua pak minuta më parë një mbledhje mes presidentit të Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, si dhe drejtues të klubeve të Superiores, ku merrnin pjesë përfaqësuesit e Tiranës, Teutës, Skënderbeut, Laçit dhe Luftëtarit.

Mungonte gjysma e klubeve të elitës, ndërkohë që u diskutua në parim për kërkesat që kanë klubet. Momentalisht ligji po endet mes dyerve të dy ministrive dhe federatës, por ende pa një institucion që t’a pranojë. Liga profesioniste ende pa funksione zyrtare,nën drejtimin e presidentin Edvin Libohova,zhvilloi takimin e rradhës me disa nga përfaqësuesit e klubeve për të rritur presionin ndaj qeverisë.

Ligji konsiderohet një çështje urgjente por përfaqësuesit e 5 klubeve si Partizani,Kukësi, Flamurtari, Bylis dhe Vllaznia nuk ishin të pranishëm. Takimi zgjati pothuajse dy orë dhe asnjë nuk doli me një qendrim të përbashkët, duke e bërë Ligjin e Sportit akoma më të koklavitur.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania bojkoti i klubeve kategoria superiore klubet kercenojne me bojkot air albania bojkoti i klubeve kategoria superiore klubet kercenojne me bojkot

Sondazh

Poll