Politike

Rama i rikthehet "Sy m'Sy": Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE! Kemi nisur punën për samitin e NATO-s

Ai e ka cilësuar Samitin e Komunitetit Politik Evropian si një sukses të jashtëzakonshëm.

10 Qershor 2025, 08:35 Nga r.ll
Rama i rikthehet "Sy m'Sy": Po presim lajmin për hapjen e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është rikthyer rubrikës "Sy m'Sy" në rrjetet e tij sociale. Rama tha në daljen e sotme se beson që së shpejti do jepet lajmi për hapjen e një tjetër grupkapitulli të negociatave me Bashkimin Europian. 

Ai e ka cilësuar Samitin e Komunitetit Politik Evropian si një sukses të jashtëzakonshëm. Më tej shtoi se ka nisur po ashtu puna dhe përgatitja për pritjen e samitit të NATO-s

Rama: Besojmë që së shpejti, do marrim lajmin e hapjes së një tjetri grup kapitujsh dhe sipas ambicies dhe planit. Të hapin pastaj dhe grupkapitullin e fundit, që ti kemi pastaj të gjithë grup kapitujt të hapur. Ndërkohë Samiti i Komunitetit Politik Evropian ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, fantastik do thosha pa bërë asnjë ekzagjerim, jehona ë te cilit në korridoret e politikës evropianë vazhdon. Ndërkohë kemi nisur punën për Samitin e NATO-s. Në dukej në kohë, por në fakt kjo është mënyra se si punohet, fillon puna dy vjet përpara.

edi rama ne sy m\\\'sy

Sondazh

Poll