9 Qershor 2025, 22:48
Nga N.F

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me arrestimin e tij. Meta në një telefonatë live në studion e lajmeve në "Ora News" me moderatoren Beti Njuma u shpreh se prokuroria nuk ka prova ndaj tij dhe se u rrëmbye pa asnjë letër policie.
Meta thekson se arrestimi i tij është një rrëmbim pa asnjë letër policie. Sipas tij pamjet e publikuara nga arrestimi nuk tregojnë momentin kur ka nisur operacioni pasi ai thekson se operacioni kishte gjysmë orë që kishte filluar me bllokimin e makinave.
Kreu i PL-së tha se kanë 6 vjet që e hetojnë me firmën e kreut të SPAK, Altin Dumani. Sipas tij është përgjegjësi e SPAK rrëmbimi i tij dhe se pas dërgimit të çështjes në Strasburg ata do ta fitojnë këtë rast.
"Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie. Pa asnjë prezantim se kush ishin ata kriminelë. Ai operacion nuk nis aty ku shikoni ju nga makina ime, ai operacion kishte gjysëm ore që bëhej ishin bllokuar gjithë makinat.
Terrorizonin njerëzit dhe ne nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte. Dhe pastaj më e bukura është se prapa meje ishte makina private ku më futën mua. Kjo është drejtësi me regji të mirëfilltë politike dhe kriminale.
Si e gjykoni ju, është rastësi që sot gjykohet gjoja Apeli lë në burg Veliajn dhe nëser mbylleshin zyrtarisht hetimet e mia dhe mua këto më kanë marrë gjoja edhe të pandehur para pak ditësh, u zgjatën prap hetimet. Për ça zgjaten? Këta kanë 6 vjet që më hetojnë mua me firmën e Altin Dumanit. Është përgjegjësi e SPAK rrëmbimi im. Ne në Strasburg do i fitojmë të gjitha çështjet," tha Meta.
meta
Politike
9 Qershor 2025, 22:44
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, doli me vetëm 1 ...
Politike
9 Qershor 2025, 22:37
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kryetari i partisë “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj është shprehur se vota e diasporë...
Politike
9 Qershor 2025, 22:30
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kryetari i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, është akuzuar disa herë se ka përd...
Politike
9 Qershor 2025, 21:30
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me zgjedhjet e 11 maji...
Politike
9 Qershor 2025, 21:30
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur t'i rikthehet rubrikës së tij "Sy m'Sy" pas një ndërprerjeje që pak ditë ...
Politike
9 Qershor 2025, 21:21
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kryetari i "Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, është shprehur mbrëmjen e sotme se 11 maji kishte potenc...
Politike
9 Qershor 2025, 20:43
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Në Kosovë ka nisur zyrtarisht edicioni i nëntë i Javës së Krenarisë, që sivjet ka moto...
Politike
9 Qershor 2025, 20:27
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KOSOVË- Një aktivist serb, Stefan Veljkoviç është gjobitur nga Policia e Kosovës në veri t&...
Politike
9 Qershor 2025, 19:57
N.F
Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas refuzimit të propozimit të LDK-së...
Politike
9 Qershor 2025, 18:41
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur për tu paraqitur ditën e nesërme në...