Politike

"Janë eksponentë të thekur të PS"/ Berisha: Personazhet në video janë të identifikuar plotësisht

Sipas tij kjo është jo vetëm farsë, por një farsë poshtëruese që shqiptarët nuk do e pranojnë.

9 Qershor 2025, 13:50 Nga E. D
"Janë eksponentë të thekur të PS"/ Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se personazhet e videos ku tregohet se si blihen votat me para në Tiranë, janë identifikuar të gjithë. Duke folur në konferencë për shtyp Lideri i opozitës u shpreh se janë eksponentë të thekur të Partisë Socialiste. Sipas tij kjo është jo vetëm farsë, por një farsë poshtëruese që shqiptarët nuk do e pranojnë.

"Personazhet në video janë të identifikuar plotësisht. Janë eksponentë të thekur të PS. Të bëjmë një marrëveshje: A mund të quhen zgjedhje, zgjedhjet në të cilat shteti, i quajtur shtet, përdor të gjithë financat e tij për të blerë vota? Përdor të gjithë fuqinë ekzekutive, me leje, me licenca, etj, për të blerë vota.

A mund të quhen zgjedhje ato në të cilat shteti licencon mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis nga 200 hektarë që parashikon ligji çdo vit? A mund të quhen zgjedhje? Se duhet të bëjmë një marrëveshje fjale. A mund të quhen zgjedhje kur shteti përdor në kundërshtim me ligjin 500 milionë euro prokurime?

Kur shteti në kundërshtim me ligjin jep peshqesh 100 euro në kulmin e fushatës. Fal 200 milionë euro. Po marr vetëm këto, për të mos thënë pastaj ndikimin e tmerrshëm të karteleve. Pra, unë po flas çarë është shteti. Narkoshteti është akoma më i zi.

Sepse ju e patë, si e ndjeni ju veten si qytetare kur përfaqësoheni nga Sara Mile, e cila del nga anonimati me 20 e ca mijë vota? Mund të përfaqësojë ajo një njeri të ndershëm, pavarësisht nga bindjet politike? Si e ndjen veten qytetari kur përfaqësohet nga Arkend Balla, i cili nga viti 2021 në vitin 2025 ka dhjetëfishim të votave? Se ishte i lirë në vitin 2021 dhe u kap në vitin 2025.

Pra, nuk është problemi këtu as i imi si politikan, as i juaji si gazetare. Është problemi si qytetarë. Çfarë mund të thotë qytetari për këto? Po kjo është jo vetëm farsë, por një farsë poshtëruese që shqiptarët nuk do e pranojnë", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll