Politike

VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK! SPAK e merr të pandehur për shpërdorim detyre

Mësohet se Roshi ka shkuar i shoqëruar në SPAK, siç shihet dhe nga videoja e siguruar nga Dosja.al.

9 Qershor 2025, 13:58 Nga I.A
VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK!
Elvis Roshi

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. Mësohet se Roshi ka shkuar i shoqëruar nga avokati i tij në SPAK, siç shihet dhe nga videoja e siguruar nga Dosja.al.

 

Roshi është thirrur në SPAK, është për shkak se është marrë i pandehur për shpërdorim detyre. Hetimi ndaj tij nisi mbi bazën e një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, i cili gjatë një auditimi të zhvilluar në vitet 2013-2014, periudhë kur Roshi ishte në krye të bashkisë, evidentoi një sërë parregullsish në sektorin e urbanistikës dhe në procedurat e prokurimit publik. Sipas raportit të KLSH-së, parregullsitë kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.

elvis roshi

Sondazh

Poll