Aktualitet

Aksident në Pishkash/ Mjetet ‘plasen’ kokë më kokë, humb jetën vëllai i kryedemokratit të Librazhdit, tre të tjerë

24 Janar 2020, 16:04 Nga DOSJA
Aksident në Pishkash/ Mjetet ‘plasen’ kokë më

PRRENJAS– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Qafë  Thanë, pranë fshatit Pishkash, ku një person ka humbur jetën. Mësohet se viktima është vëllai i kreut të Partisë Demokratike të Librazhdit, Bujar Vreto, Ardiani.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë një makinë tip “Benz” me një makinë tjetër tip “Ford” dhe si pasojë drejtuesi i makinës “Ford”, 45-vjeçari Ardian Vreto, ka ndërruar jetë në spitalin e Librazhdit, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dosja.al ka mësuar se të plagosurit e tjerë janë një çift nga Durrësi, Adnan dhe Frida Sofa dhe një grua tjetër, e cila ende nuk është identifikuar. Gjithashtu mësohet se Vreti ka qenë një ish-punonjës policie në qytetin e Librazhdit.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe grupi hetimor, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë,  në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë  drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne pishkash ardian vreto bujar vreto aksident ne pishkash ardian vreto bujar vreto

Sondazh

Poll