Aktualitet

Gjobat e kundraligjshme të ISHSH-së/ Pse sqarimi i detyruar “fundos“ Vjollca Brahon për kërdinë e anti-duhanit

24 Janar 2020, 16:05 Nga DOSJA
Gjobat e kundraligjshme të ISHSH-së/ Pse sqarimi i detyruar

TIRANË– Sqarimi i djeshëm i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, tregoi se gjobat disamilionëshe që po u vihen bizneseve në Tiranë, nuk kanë asnjë baze ligjore. Drejtuesit, treguan se, jo vetëm nuk e njohin ligjin, por janë të vendosur ta shkelin atë në dëm të qytetarëve. Në një analizë të deklaratës, një ekspert i pavarur ligjor, nisi në redaksi këto konstatime shkeljesh të ISHSH.

Kështu në sqarim ISHSH thotë: Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nga vitit 2018 kryen të gjitha inspektimet online nëpërmjet sistemit e-inspection. Gjatë inspektimeve të kryera sot në qytetin e Tiranës nga ISHSH dega rajonale Tiranë janë vendosur 12 masa administrative 300 000 lekë secila ndaj subjekteve të gjetura në flagrancë në shkelje të ligjit nr. 9636 ose ligjit “antiduhan”.

Eskperti: Duke Analizuar njoftimin për shtyp të ISHSH, na bie në sy që vlera e gjobës qenka e njëjtë për te gjitha subjektet nga 300.000, ndërkohë sipas ligjit 9636 Dt 06.11.2006, subjektet janë sanksionuar per shkelje te Nenit 20 pika ë “mospërmbushja e detyrimeve të parashikuara në paragrafin e parë të nenit 16 per shenja të dukshme mos lejimi dhe mos vendosje tavllash nga pronari/administratori apo personi i caktuar përgjegjës prej tyre dënohet me 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë gjobë për pronarin/administratorin e mjediseve apo personin e caktuar prej tyre”, dmth ky konstatim është i paracaktuar dhe fiktiv jo në bazë të gjetjeve në çdo subjekt pasi shuma nuk do ishte e njëjtë për të gjithë subjektet pasi nis nga vlera 50 mijë lekë.

ISHSH: Inspektorët Johana Sinani dhe Evald Bejaj janë punonjës të ISHSH dega rajonale Tiranë dhe pjesë e grupeve të inspektimit të ditës së sotme. Inspektimet për monitorimin e zbatimit të ligjit nr. 9636, datë 06.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” të ndryshuar, janë inspektime të vazhdueshme dhe kryhen në orë të ndryshme dhe gjatë gjithë ditëve të javës. Këto inspektime kryhen në bazë të Programit Vjetor të Inspektimeve 2020 të dakordësuar nga Inspektorati Qendror dhe të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Eskperti: Përsa i përket sqarimit se inspektimet janë të planifikuara për 2020 nga Inspektorati Shëndetësor dhe të dakortësuara nga Inspektorati Qendror, theksojmë se, sipas ligjit sërish janë në shkelje proçedure inspektuese pasi ligji 10433 Dt 16.06.2011 “Per Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” thotë: Procedimi administrativ i një inspektimi fillon si rregull me lëshimin e autorizimit të inspektimit, I cili sipas ligjit të inspektimit përcakton kohëzgjatjen dhe vendin e inspektimit dhe çdo veprim procedurial jashtë kohëzgjatjes së përcaktuar, nuk prodhon asnjë pasojë juridike për subjektin, dhe ngarkon me pegjegjësi disiplinore inspektorin përkatës. Këto raste inspektimi janë zhvilluar ne shkelje procedure vetëm duke analizuar deklaratat për shtyp. Sqarojmë se të drejtat e subjektit janë, të njihet me autorizimim e inspektimit, identifikimin e inspektorëve të njihet me proces – verbalin e inspektimeve, të paraqesë kontestimet për vlerësimin e provave të administruara për rezultatet e hetimit dhe për vendimin që synohet të merret nga organi publil, që nga inspektorët nuk është bërë. Është e qartë pra, që gjobaxhinjtë me pushtet, shfrytëzojnë mosnjohjen e ligjit nga qytetarët, për të marrë prej tyre milionat dhe për tu përkeqësuar kushtet e jetës dhe të biznesit. Inspektoriate të tilla shkatërrojnë klimën e biznesit në Shqipëri dhe bëjnë që investimet e huaja të ikin drejt Maqedonisë dhe Serbisë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anti-duhani inspektori shteteror shendetesor shkëlqim hajdari vjollca braho anti-duhani inspektori shteteror shendetesor shkëlqim hajdari vjollca braho

Sondazh

Poll