Aktualitet

Humbi ‘betejën’ mes plumbave ndaj RENEA-s, si i pa me dylbi nga shtëpia Xhevahir Jonuzi, qëlloi dy herë pa shënjestër.

24 Janar 2020, 16:50 Nga DOSJA
Humbi ‘betejën’ mes plumbave ndaj RENEA-s, si i pa me dylbi nga

VLORË– Zbardhen detaje nga aksioni për kapjen e të shumëkërkuarit, Xhevahir Jonuzi në Vlorë, i cili ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje. (Lexo këtu) Burimet për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë aksionit të Policisë, rreth një javë më parë në fshatin Hoshtimë të Vlorës, 47-vjeçari pikasi që efektivët e RENEA-s po i afroheshin banesës së tij në mes të pyllit.

Pasi ka pikasur efektivët, i shumëkërkuar ka tentuar që të arratiset duke iu drejtuar pyllit dhe për t’ju shmangur i ka qëlluar dy herë në drejtim të tyre. Por qitjet i shkuan huq! Plumbave të Xhevahir Jonuzit, i janë kundërpërgjigjur edhe RENEA-t, të cilit kanë qëlluar po dy herë, një prej tyre e ka kapur në këmbë.

Gjithashtu mësohet se Xhevahir Jonuzi gjatë kohës që ishte në kërkim për vrasjet e bëra në vitin 1999, ka përdorur të dhënat e një banori nga Sukthi. Në banesën e tij në pyll, RENEA i gjeti Jonuzit një pasaportë biometrike me emrin Sutki Lala. Ndërsa në banesë iu gjet një armë TT dhe një palë dylbi.

Xhevahir Jonuzi është dënuar në mungesë me 25 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”. Pas një konflikti, 47-vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër kanë vrarë Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhanaj në vitin 1999.

Xhevahir Jonuzi u arrestua më 18 janar në një opracion të gjerë policor që përfshiu forca të shumta, përfshirë ato RENEA. Gjatë aksionit pranë banesës në fshatin hoshëtimë, ku Xhevahir Jonuzi fshihej, sapo ka konstatuar uniformat blu ai ka qëlluar me armë ndaj policisë, ku mbeti vetë i plagosur në këmbë.

(k.m/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet xhevahir jonuzi xhevahir jonuzi arrestohet xhevahir jonuzi xhevahir jonuzi

Sondazh

Poll