Aktualitet

Përplasja te Urdhri i Psikologut/ Brunilda Laboviti pas debatit me Valbona Treska merr Policinë në telefon: Nuk më lirojnë zyrën

Valbona nuk ka pranuar të lirojë zyrën duke thënë se Laboviti duhet të presë ankimin për procesin e zgjedhjeve dhe nuk largohet nga zyra.

9 Qershor 2025, 14:57 Nga E. D
Përplasja te Urdhri i Psikologut/ Brunilda Laboviti pas debatit
Brunilda Laboviti

TIRANË- Një përplasje ka ndodhur mes presidentes së re të Urdhrit të Psikologut Brunilda Laboviti dhe ish-presidentes Valbona Treska. Pas zgjedhjeve të zhvilluara, ku u zgjodh Presidente Brunilda Laboviti, kjo e fundit shkoi sot te urdhri i Psikologut, për të marrë postin e ri, por u përball me ish-presidenten Valbona Treska. Valbona nuk ka pranuar të lirojë zyrën duke thënë se Laboviti duhet të presë ankimin për procesin e zgjedhjeve dhe nuk largohet nga zyra.

Më pas Laboviti ka telefonuar përfaqësuesin ligjor të saj, teksa kërkon dhe ndërhyrjen e policisë për të larguar ish-presidenten Treska nga zyra. Ajo mori në telefon policinë e shtetit, teksa një patrullë u nis për tek Urdhri i Psikologut. Pas ardhjes së dy efektivëve, Laboviti u sqaroi atyre se si qëndronte çështja me Valbona Treskën që nuk pranonte të lironte zyrën.

Laboviti: Jam shpallur fituese dhe kam ardhur të marr detyrën sot, dhe zonja Treska nuk e liron zyrën. Më duhet ndihma juaj.

Punonjësi i policisë: Paraardhësja jua që ka qenë aty. Ju keni fituar zgjedhjet? Keni mosmarrëveshje?

Laboviti: Po. Këtu kam dhe media është news 24 dhe top channel.

Punonjësi i policisë: Si quhet zonja?

Laboiviti: Valbona Treska.

Punonjësi i policisë: Mirë do dërgoj një patrullë policie.

Përplasja në Institucionin Urdhëri i Psikologut

Institucioni i Urdhrit të Psikologut prej rreth një viti vijon të jetë në situatë të tensionur, ku “lufta” bëhet për të marrë kreun. Pak ditë më parë u mbajtën edhe zgjedhjet, po ashtu mes tensionit, ku nuk munguan akuzat për përjashtime të paligjshme të kandidaturave nga gara. Dy kandidatet zyrtare në garë ishin Brunilda Laboviti dhe Elona Mustafaraj, ku zgjedhjet u fituan nga e pare me 238 vota të anëtarësisë nga 451 gjithsej. Mustafaraj mori vetëm 140 vota, ndërsa 73 vota rezultuan të pavlefshme. Pas fitores së zgjedhjeve, Brunilda Laboviti ka shkuar këtë të hënë për të marrë detyrën, por zyra nuk i është liruar nga Valbona Treska, e cila qëndron në krye të Urdhrit të Psikologut. Treska nuk ka pranuar që të lirojë zyrën, pasi pretendon se duhet të presë ankimin për procesin e zgjedhjeve.

brunilda laboviti valbona treska

Sondazh

Poll