Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri të BKH-së, deri tani 5 aplikime! Afati shtyhet deri sot në 16:00

Prokuroria e Posaçme pritet të ketë sot një njoftim zyrtar ku do të bëhen publik edhe emrat që kanë shprehur interes për të garuar për kreun e BKH-së, me një mandat 5-vjeçar.

9 Qershor 2025, 13:56 Nga M.B
Zgjedhja e kreut të ri të BKH-së, deri tani 5 aplikime! Afati
Foto ilustruese

TIRANA- Aplikimet për kandidaturat për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë të hapura edhe sot deri në orën 16.00. Prokuroria e Posaçme pritet të ketë sot një njoftim zyrtar ku do të bëhen publik edhe emrat që kanë shprehur interes për të garuar për kreun e BKH-së, me një mandat 5-vjeçar. 

Në fakt, afati i fundit për aplikimet ishte e premtja, por u shty për shkak të pushimt zyrtar të festës së Kurban Bajramit. Paraprakisht mësohet se 2 nga emrat që kanë aplikuar janë ish-drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, dhe zëvendësdrejtori aktual i BKH-së Joni Keta. Gjithashtu bëhet me dije se deri më tani janë bërë në total 5 aplikime.

Procesi i emërimit  të drejtorit të ri do të kryhet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i pasurisë dhe testi i poligrafit. Procesi zhvillohet në SPAK nga komisioni i përzgjedhjes me 3 prokurorë, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

bkh spak

Sondazh

Poll