Aktualitet

Akuza për përdhunim dhe ngacmim seksual në plazh, nën hetim dy persona në Himarë

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 33-vjeçarin me inicialet E. M., banues në Vorë.

9 Qershor 2025, 14:13 Nga M.B
Akuza për përdhunim dhe ngacmim seksual në plazh, nën hetim
Foto ilustruese

HIMARA- Dy vajza kanë denoncuar në Komisariatin e Himarës përdhunimin dhe ngacmimin seksual të dyshuar nga dy persona. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 33-vjeçarin me inicialet E. M., banues në Vorë.

Policia thotë se ndaj tij ka kallëzuar një 24-vjeçe, me pretendimin se gjatë kohës që ka qenë me pushime në plazhin e Borshit, ky person ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. I riu pasi u shoqërua dhe mor në pyetje, po ndiqet në gjendje të lirë.

Gjithashtu ky komisariat mori nën hetim edhe Xh. D., 52-vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar një 24-vjeçare, me pretendimin se gjatë kohës që qëndronte po në plazhin e Borshit, ai e ka ngacmuar seksualisht.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 shtetas, konkretisht:

* E. M., 33 vjeç, banues në Vorë, pasi ka kallëzuar një shtetase 24 vjeçe, me pretendimin se gjatë kohës që ka qenë me pushime në plazhin e Borshit, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj;

* Xh. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar një tjetër shtetase 24 vjeçe, me pretendimin se gjatë kohës që qëndronte në plazhin e Borshit, ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

himara

Sondazh

Poll