Aktualitet

Virusi vdekjeprurës në Kinë/ Kontrollohen në Rinas 25 kinezë, nuk janë të infektuar

24 Janar 2020, 13:10 Nga DOSJA
Virusi vdekjeprurës në Kinë/ Kontrollohen në Rinas 25

Tiranë- 25 shtetas kinezë i janë nënshtruar kontrolleve në aeroportin e Rinasi për virusin vdekjeprurës që është përhapur së fundmi në Kinë.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shtetasit kinezë kanë rezultuar pa probleme. Mësohet se në këtë në këtë aeroport janë shtuar kontrollet për koronavirusin kinez që po përhapet me shpejtësi.

Ditën e sotme  ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifkuar në Wuha të Kinës.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 26 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 616 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Autoritetet kanë marrë masa, duke bllokuar qytetet e prekura më shumë, në mënyrë që të shmangin përhapjen e Koronavirusit. Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa transporti publik në Wuhan është mbyllur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në kinë virusi ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll