Aktualitet

Në kërkim për vrasje dhe fshihej në Tiranë, zbulohet emri i të rrezikshmit shqiptaro-francez që u prangos sot

24 Janar 2020, 12:37 Nga DOSJA
Në kërkim për vrasje dhe fshihej në Tiranë, zbulohet

TIRANËDosja.al ka zbardhur identetin e të riut shqiptaro-francez që u vu sot në pranga, pasi kërkohej për vrasje në Francë. Burime nga policia bëjnë me dije për Dosja.al se 27-vjeçari i arrestuar quhet Tedi Qirjako dhe banonte në një shtëpi me qera tek “Rruga e Barrikadave”.

Sipas njoftimit të Policisë, Gjykata e Nantes më datë 23.10.2019 i ka caktuar Qirjkaos masën e sigurisë “Arrest me burg” për vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje, ku rrezikon dënimin e përjetshëm. 27-vjeçari akuzohet se ka vrarë një person me armë zjarri dhe më pas ka ardhur të fshihet në Shqipëri, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt. Por sot, u prangos, pikërisht në banesën ku fshihej.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet francezi në tiranë kapet i shumerkerkuari francez tedi qirjako arrestohet francezi në tiranë kapet i shumerkerkuari francez tedi qirjako

Sondazh

Poll