Aktualitet

Në një ambient së bashku, por edhe me kokainë, arrestohet një 47-vjeçar dhe një 35-vjeçare në Tiranë

Policia bën me dije se aksioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndërsa detajet mbahen të rezervuara për arsye hetimi.

7 Qershor 2025, 12:15 Nga M.B
Në një ambient së bashku, por edhe me kokainë, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANA- Një burrë i moshës 47-vjeç dhe një grua e moshës 35-vjeçe janë arrestuar në Tiranë pasi gjatë kontrollit u gjetën me kokainë në ambientet ku po qëndronin. Policia bën me dije se aksioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndërsa detajet mbahen të rezervuara për arsye hetimi.

“U arrestuan E. M., 47 vjeç dhe S. E., 35 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ambientit ku po qendronin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 gjetën një sasi kokaine, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot (7 qershor) Policia, por pa sqaruar nëse janë kapur në lokal apo banesë.

tirana

Sondazh

Poll