Aktualitet

Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, 41-vjeçari kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

Në njoftim bëhet me dije se denoncimi është bërë nga 41-vjeçari me iniciale S. T., ditën e djeshme.

7 Qershor 2025, 11:30 Nga M.B
Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa,
Foto ilustruese

TIRANA- Një 41-vjeçar në Tiranë ka kallëzuar në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa së bashku me fëmijët e mitur. Në njoftim bëhet me dije se denoncimi është bërë nga 41-vjeçari me iniciale S. T., ditën e djeshme. Nga ana tjetër mësohet se policia po punon për gjetjen e 25-vjeçares me iniciale K. T., dhe dy fëmijëve.

“Më datë 06.06.2025, shtetasi S. T., 41 vjeç, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij shtetasen K. T., 25 vjeçe, e cila ka marrë me vete dhe dy fëmijët e tyre. Punohet për gjetjen e tyre”, njoftoi policia.

tirana

Sondazh

Poll