Aktualitet

Qeni i tij kafshoi të miturin në oborrin e banesës, procedohet 61-vjeçari në Tiranë

I mituri aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

7 Qershor 2025, 11:36 Nga r.ll
Qeni i tij kafshoi të miturin në oborrin e banesës, procedohet
F

TIRANË- Një 61-vjeçar është proceduar penalisht në Tiranë për shkak se qeni i tij ka kafshuar një 5-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Bushi”, në oborrin e banesës së 61-vjeçarit.  I mituri aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, sepse në rrugën “Ali Bushi” kafsha e tij(qen) ka kafshuar një të mitur 5 vjeç, i cili kishte hyrë në oborrin e banesës së 61-vjeçarit. Aktualisht 5-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

policia e tiranes

Sondazh

Poll