Aktualitet

Pas aksidentit, 2 drejtues mjetesh konfrontohen fizikisht në Sarandë, plagoset me thikë njëri prej tyre, autori i dyshuar shpallet në kërkim

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditë së djeshme në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës.

7 Qershor 2025, 11:16 Nga M.B
Pas aksidentit, 2 drejtues mjetesh konfrontohen fizikisht në Sarandë,
Foto ilustruese

SARANDA- Një aksident rrugor është bërë shkak për një debat që denigroi në sherr fizik mes dy drejtuesve në Sarandë. Mësohet se konflikti ka përfunduar me plagosjen me armë të ftohtë të njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditë së djeshme në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës.

Idyshuari D. B., 23-vjeç, i shpallur në kërkim, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me dëme materiale me automjetin që drejtohej nga D. S., 21-vjeç. Gjithashtu bëhet me dije se pas krimit, 23-vjeçari është arratisur nga vendngjarja me makinën e tij dhe Policia është vënë në kërkim.

“Pas aksidentit, këta persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe dyshohet se D. B., e ka dëmtuar  D. S. me një mjet prerës (thikë), si dhe i ka shkaktuar dëmtime në automjetin e tij”, tha policia.

saranda

Sondazh

Poll