Aktualitet

Sherri për vendin e parkimit në Ksamil, arrestohet 26-vjeçari turk, procedohen 4 persona të tjerë

Konflikti ka ndodhur rreth orës 21:15 , ku i riu turk ka goditur me grushte një 54-vjeçar, banues në Ksamil, i cili ka marrë dëmtim në kokë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

7 Qershor 2025, 10:25 Nga r.ll
Sherri për vendin e parkimit në Ksamil, arrestohet 26-vjeçari
foto ilustruese

KSAMIL- Një 26-vjeçar turk është vënë në pranga pas sherrit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil për një vend parkimi. Konflikti ka ndodhur rreth orës 21:15 , ku i riu turk ka goditur me grushte një 54-vjeçar, banues në Ksamil, i cili ka marrë dëmtim në kokë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Bëhet me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për 4 persona të tjerë të përfshirë në konflikt, mes tyre 54-vjeçari i plagosur dhe një tjetër shtetas turk. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe:

•arrestuan shtetasin turk H. D., 26 vjeç, me banim të përkohshëm në Prishtinë, pasi më datë 06.06.2025, rreth orës 21:15, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, i cili ka marrë dëmtim në kokë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt B. M., 50 vjeç, Sh. M., 42 vjeç, shtetasin e dëmtuar A. M., si dhe shtetasin turk A. B., 26 vjeç.

sherri ne ksamil

Sondazh

Poll