Politike

Rama konferencë të përbashkët me presidentin e KiE: Michel shpreh angazhimin e tij në Konferencën e Donatorëve

24 Janar 2020, 13:18 Nga DOSJA
Rama konferencë të përbashkët me presidentin e KiE: Michel

TIRANË- Nga pallati i Brigadave kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel. Në fjalën e tij Rama falenderoi zyrtarin e KE për angazhimin e tij në konferencën e Donatorëve, e cila do të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel.

Pjesë nga fjala e Ramës

Dua ta falënderoj Presidentin e KE për ngushëllimet dhe interesim e posaçëm lidhur me situatën e vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit, si dhe për angazhimin e tij personal për të ndihmuar që konferenca e donatorëve, e thirrur nga Presidentja e KiE, më 17 shkurt në Bruksel, të jetë një sukses dhe populli shqiptar, e në mënyrë të posaçme afro 15 mijë njerëz që kanë humbu strehën, të marrin mesazhin se Evropa është pranë dhe nuk do të na lërë vetëm në përpjekjen e madhe për rindërtimin. Kemi folur me Presidentin e KE edhe për procesin e reformave dhe ecurinë e procesit të integrimit.Kemi ndarë pikëpamjet lidhur me çka është arritur deri këtu, çka duhet arritur më tutje dhe njëkohësisht edhe me mbi diskutimin e brendshëm ne BE për atë që tanimë njihet si metodologjia e re e zgjerimit dhe në tërësi, më vjen shumë mirë që Presidenti i KE ka shprehur vullnetin për të qenë i angazhuar për rajonin, jo vetëm në funksion të procesit të integrimit, por edhe në funksion të fuqizimit, bashkëpunimit rajonal dhe të një qasjeje të re të Brukselit në raport me zhvillimin ekonomik e social të rajonit”, u shpreh Rama.

Ndërsa, presidenti i Këshillit të Europës,  gjatë kësaj konference ka deklaruar se në tryezën e KE-së do të debatojë dhe do të marren vendime për Shqipërinë dhe Ballkanin. Michel u shpreh se procesi i zgjerimit duhet të kalojë nëpër 3 shtylla  të rëndësishme. Ai theksoi se për momentin nuk ka unanimitet për negociatat në BE.

Pjesë nga fjala e Charles Michel: 

Me qëllim që përtej fjalëve të ketë mbështetje reale për vendin tuaj. Kemi pasur rastin të takohemi. Në tryezën e KE-së do të kemi rastin të debatojmë dhe të marrim vendime për Shqipërinë dhe Ballkanit në BE-së. Unë shoh tre shtylla, e para domosdoshmëria dhe dua ta shpjegoj, që të bien dakord si do ta mendojnë procesin e zgjerimit, cilat do të jenë reformat dhe çfarë zgjerimi duan vendet e BE-së që procesi të jetë i besueshëm. Ky është debati që do të kemi ne. Dhe do ta shikoni shumë shpejt, që pasi të jemi konsultuar me vendet do të formuloj propozimet. Pika e dytë. KE bëri propozime për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Përsëri do ta kemi këtë debat dhe jemi këtu, KE duhet të jetë i qartë për orientimin dhe më pas do të kemi nevojë për konsultimin me vendet anëtarë dhe unë do të inkurajoj KE-në që të vendosë. Pika e tretë është kryesore. Është thirrja dhe mobilizimi rreth treyezës për paktin për investimet në Ballkan. Me qëllim të inkurajohet zhvillim ekonomik që është kusht kyc për të cuar përpara bashkëpunimet rajonale, që mund të ndihmojmë.  KE duhet të jetë i qartë për orientimin që do të bëjë dhe më pas do të jetë një dialog I fortë intensive dhei përgjegjshëm. Pika e tretë: thirrja që bëj dhe mobilizimi që duhet të bëhet rreth tryezës për arritjen e një pakti investimesh e rritjesh për Ballkanin Perëndimor. Një pakt që mund të inkurajojë zhvillim ekonomik. Ballkani Perendimor në BE. Na takon të punojmë në javët e ardhshme për këtë ambicie.”  Si president  i KIE më duhet tju them sot nuk kemi unanimitet por në javët e ardhshme do të realizojmë takim të përbashkët”, theksoi presidenti i Këshillit të KiE. 

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel vizitoi sot Shqipërinë. Rama mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp, ku e falenderoi për angazhimin e tij në Konferencën e Donatorëve. Rama tha se është koha pë hedhur hapin kundër KÇK-së. Michel theksoi se për momentin nuk ka unanimitet në BE për integrimin, por sipas tij, shumë shpejt do të nisë debati dhe diskutimi për anëtarësimin e vendit në BE.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike charles michel edi rama presidenti i kie vjen ne tiarne charles michel edi rama presidenti i kie vjen ne tiarne

Sondazh

Poll